Famullia e Bistazhinit

Shtrihet 10 km. larg Gjakovės, nė anėm jugore, nė rrugė Gjakovė-Prizren. Fshati ėshtė i pajisur me ujėsjellės, rryme eletrike dhe i lidhur me rrugė tė asfaltuara. Pėrpara qendra famullitare ishte nė Smacit fshat fqinjė. Famullia e Smacit ėshtė ndarė nga Gjakova dhe themeluar nė vitin 1921. Kisha e Zonjės rruzare nė Smac ėshtė ndėertuar nė vitin 1929.

Atė herė i kishte 1700 besimtarė katolikė, mė kėta fshatra: Smaci, Ujza, Ujzi Therrave, Fshajė, Kushaveci, Doli Lugut Vadės, Kusari, Marmulli, Bardhasana, Bishtazhini.Nė kohė tė misionėve tė P.Dedė PASIT SJ nė vitin 1893-MARMULLI i kishte 20 familje katolike (Cortignano, F.: L'Albania, Romė, 1934, vl. II, fq.198). Fshatrat e tjerė, tė cilėti takojnė sot Bishtazhinit nuk pėrmendėn. Sigurisht ekzistonin me besimtarėt e verfėr katolikė, por P. Pasi nuk i ka vizituar dhe kėshtu nuk i pėrmend. Duke qenė se e pėrbėnin famullin e Gjakovės, mund tė pohojmė se nė vitin 1845 edhe kėta kanė dhėnė MARTIRĖ dhe se edhe kėta nė kėtė vit dualėn haptas nė fe.

Smaci si famulli ishte deri mė 30 nėntor 1964. Imzot dr. Smiljan Franjo Cekada-ipeshkėvi ynė me dekret e suprimoi famullinė ė Smacit duke e ngritur nė Famulli Bishtazhinin, me tė gjitha fshatrat e lartpėrmendur.

 

Me 3 maj 1968, filluan tė cilėn themelet e kishės sė re nė Bishtazhin. Gurin e themelit tė kishės sė re e bekoi imzot dr. Smiljan Franjo Cekada me 27 korrik 1968. Pjesa e parė e kishės KRIPTA ėshtė bekuar nga delegati i ipeshkėvit mons. Nikollė Mini me 22 korrik 1973. Pėr Kėshendella tė vitit 1971 pėr tė parėn herė ėshtė thėnė mesha shenjte nė Kriptėn e Kishės sė re. Prej 27 tetorit 1966 gjer pėr Kėshendella tė vitit 1971 mesha shenjte ėshtė thenė nė kapelė provizore ndėrtuar nga saloniti nė mjedis tė oborrit tė Kishės. Tash pėr tash mesha thohėt nė pjesėn e dytė tė kishės.

Konaku i ri filloi me 10 maj 1974, kurse u bekua nga dr. Gaspėr Gjini me 4 tetor 1975.
Bishtazhini i fitoi Murgeshat Franceskane nga Cetinja me 1. XI. 1975, ku dhe sote shėrbejnė.
Famullitari i parė ishte Dom Luka FILIQI i cili shėrbeu gjeri nė vdekje tė ditės 22 mars 1962.
Dom Millorad DEFAR-famullitari i dytė.

Lindi me 2. II. 1924 nė Bosanski Brod, katėrfilloren e kreu tek murgeshat e Shna Krygjės nė B.Brod kurse gjimnazin real shtetėror ne Slavonski Brod. Filozofin dhe teologjin nė Zagreb nė vitet 1945-51. Presbiteratin e pranoi me 2 korrik 1950. Pastaj shkoj nė shėrbimin ushtarak . Prej 28. IX. 1952, Sherbeu nė Gjakovė si ndihmės i Dom Marjan Gllcasnoviqit-Shala.

Nė tė njejtėn kohė ishte kujdestar i Shenjtėrorės sė Shna Ndout nė Gjakovė dhe Zavendės Fmullitari nė Novosellė pėr arsye se dom N.Mini ishte nė sherbimin ushtarak. Prej ditės 6. X. 1961, dom Milloradi u emrua ndihmės i dom L. Filiq nė Smac ku qėndroi gjeri nė vdekje tė tij, me 22. III. 1962. Pas vdekjės sėe dom Lukės u emrua famulliatr ku qėndron deri nė vitin 1989. Kurse prej vitit 1989 deri sot famullitar ėshtė don Viktor Sopi, kurse ndihmės ėshtė dr. don Mikel Sopi.