Historiku

Pėrhapja e krishterimit  nė Kosovė, gjegjėsisht nė territorin e Ipeshkvisė Shkup-Prizren mund tė thuhet se zė fill qysh nė kohėn apostolike. Edhe pse mungojnė drejtėpėrdrejt burimet historike, arkeologjike..., megjithatė lypset tė kihet parasysh udhėtimet apostolike me predikimet e Shėn Palit apostull, veēanėrisht nėpėr qytete tė kėtyre anėve tė Evropės Juglindore pėrmes rrugėve tė njohura tė komunikacionit e tė tregtisė nė botėn ilire-romako-greke, siē ishin Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana... gjė qė dėshmon se krishterimi do tė ketė mundur t’i lėshojė rrėnjėt tashmė mė shekujt e parė.

Ē’ėshtė e vėrteta, nė Koncilin Ekumenik tė Nicesė (Nicaenum 325) i gjejmė, mes tė tjerėve, edhe ipeshkvijtė e Dardanisė: Budin nga Stobi (Budius Stubiensis – tani Pusto Gradsko) dhe Dakėn e Dardanisė (Dacus Dardaniae), metropolit i provincave tė Dardanisė qė shtrihej nė atė epokė deri nė Naissus (Nishin e sotėm nė Serbi) dhe Veles (nė Maqdoni).

Rrėnjėt qė nga Illyricum-i...

Ky fakt dėshmon se organizimi kishtar i metropolites sė Dardanisė ishte i mirė, duke pasur metropolitin dhe ipeshkvijtė e saj e nė anėn tjetėr, mund tė thuhet se nė kėto pjesė tė Evropės krishterimi tė ketė pasur zanafillėn e vet qysh nė shekujt e parė, me gjasė si nė rivierat e Adriatikut shqiptar nė shkekullin e parė. Shėn Pali u shkruante me njė rast romakėve se e kishte pėrhapur krishterimin deri nė Illiricum (Rom 15, 19).

Nga njė relacion i ipeshkvijve qė ia drejtojnė Papės Gjelasit (Gelasio 492) nėnshkruhen gjashtė ipeshkvi nga kėto anė. Kjo periudhė e Kishės me tė drejtė mund tė quhet si periudhė e artė. Selia e Prizrenit ishte tashmė e themeluar nė shek. V dhe nė atė epokė ishte sufragane e Durrėsit.

Ky pohim vėrtetohet edhe nga njė fragment i njė relacioni tė ipeshkvijve tė provincave ilire apo tė Ilirisė, ku e hasim emrin e ipeshkvit tė Prizrenit “Paulus Prinatensis” Pas shkatėrrimit tė Justinianės sė dytė (“Justiniana Secunda”) qė ishte mė parė Ulpiana (7.5 km. nė juglindje tė Prishtinės) nga transmigrimet e barbarėve dhe me ardhjen e sllavėve, me gjasė selia ipeshkvore dhe titullarėt e saj transferohen nė Prizren. Ashtu si edhe qėndrat e tjera tė krishterimit nė Evropė, edhe nė Kishėn e vendit nė fjalė i kemi shenjtėrit e parė martirė qė kanė dhėnė jetė pėr dėshminė e Krishtit, si Shėn Flori e Shėn Lauri me shokėt e tyre (“plures socii”).

Nė “Acta Santorum” pėrmendet edhe atdheu i tyre Dardania dhe vendi i martirizimit Ulpiana, kah gjysma e shekullit tė dytė ose edhe mė vonė, kah fundi i tė njėjtit shekull. Kjo dėshmi e kėtyre martirėve na lejon tė pėrfundojmė se krishterimi nė rajonet tona qe pėrhapur me gjasė nė shekullin e parė.

Organizimi kishtar qė lulėzonte nė kėtė periudhė shpeshherė shkatėrrohej nga popujt apo fiset e ndryshme tė hunėve, gotėve, avarėve e, sidomos tė sllavėve, por edhe nga fatkeqėsitė natyrore, qė nė fakt kishte ndodhur njė dridhje (tėrmet) e tokės (518) dhe kishte rrėnuar jo vetėm Shkupin, por edhe 24 qytete tė Dardanisė.

Tragjeditė qė filluan me dyndjen e sllavėve

Me pushtimet e avarėve dhe dyndjet e sllavėve krishterimi nė kėto rajone ilire-shqiptare kishte pėsuar tragjeditė tė mėdha. Ē’ėshtė e vėrteta, organizimi kishtar duket tė ketė qenė krejtėsisht i shkatėrruar dhe pėr disa shekuj dioqezat (ipeshkvitė) e kėtyre anėve dardane nuk do tė figurojnė mė.

Vetėm atėherė kur kėta popuj pushtues do tė fillojnė ta pėrqafonin krishterimin, duke jetuar nė zonat mė tė afėrta me grekė e nėn ndikimin e kulturės bizantine duket se kėta tė kenė qenė orientuar mė shumė kah Konstandinopoja, edhe pse nė kuptimin juridik vareshin nga Selia e Shenjtė. Nė vitin 732 perandori Leoni III Isaourico e bėri ndarjet e kėtyre rajoneve nga Roma (Selia Apostolike) dhe i nėnshtroi patrikanės sė Konstandinopojės, por populli shqiptar mbetet megjithatė besnik ndaj patrikanės sė Romės (Selisė sė Shenjtė).

Periudha e dytė e kėsaj Kishe apo e krishterimit nė Ipeshkvinė e Prizrenit e karakterizon padyshim gjendja e pasigurt dhe e shkatėrrimeve, kėshtu qė iu nėnshtrohet dėshirave tė mbretėrve tė ndryshėm e tė huaj, veēanėrisht atyre bullgarė e serb, do tė thotė varėsisht se kush kishte mė shumė fat nėpėr luftėra. Nė kėtė periudhė tė errėsirės mesjetare pėrmenden megjithatė ipeshkvijtė e Shkupit, Ohrit, Manastirit, Strumicės, Lipjanit, e Prizrenit. Duket se ipeshkvijtė e kėtyre qendrave kishtare tė kenė qenė mė tepėr nėn ndikimin bizantin tė Konstandinopojės.

Pėr arsye tė hapsirės nė vazhdim do ta kemi nė shqyrtim vetėm kėtė (selinė) tė fundit (Prizrenit). Nė Bullėn e Bazilit (1020) pėrmendet dioqeza e Prizrenit, qė nė atė epokė ishte nė juridiksionin e Ohrit (Ochrida), dhe tė dhėnat tjera mbi titullarėt e kėsaj selie na mungojnė deri mė sot. Nė kėtė shekull nuk kishte ende ndarje definitive mes Romės e Konstadinopojės, kėshtu qė s’mund tė flitet pėr njė provizion tė dyfishtė. Gjatė periudhės sė bashkimit (unionit) tė mbretit Kolojan me Selinė e Shenjtė pėrmendet ipeshkvi i Shkupit Marini (1204), mandej selia e ipeshkvive mbetej e zbrazėt pėr disa shekuj.

Kah fundi i shek. XII dhe nė fillim tė shek. XIII (1197 – 1207) bizantinėt e kishin marrė Shkupin, Tivarin e Prizrenin dhe nė kėtė rast pėrmendet ipeshkėvi i kėsaj dioqeze tė fundit (Prizrenit) me emėr Abrahami, i cili me ipeshkvijtė tjerė tė provincės ia kishin drejtuar njė letėr Papės Inocentit III dhe nėnshkruhej si “humilis episcopus Sannctissimi epicopatus Prisdini Abrahami”. Nuk dihet se sa do t’i ketė zgjatur misioni i tij kanonik dhe se ēfarė do tė ketė  ndodhur me tė, por dihet  sigurisht se Prizreni bie nė duart e okupuesve (pushtuesve) serbė definitivisht mė 1214 / 16. Nga burimet e tjera mund tė kapet se ipeshkvi i Ohrit, Dhimitėr Hamatiani, nė vitin 1220 ia kishte dėrguar njė letėr protestuese ipeshkvit serb Savės, sepse ky prelat serb e kishte larguar ipeshkvin e Prizrenit, edhe pse ishte zgjedhur sipas normave  tė parapara kanonike (supozohet tė ketė qenė me prejardhje greke) dhe zėvendėsohet me njė tjetėr serb. Prandaj qė nga atėherė selia e Ipeshkvisė sė Prizrenit duket tė ketė mbetur e zbrazėt pėr dy shekuj, e deri mė tash as qė kemi ndonjė burim tjetėr qė do tė fliste mbi titullarėt e tė njėjtes seli.

Kėto janė, ndėr tė tjera edhe arsyet qė serbėt shpeshherė territorin e Kosovės e mbajnė si “djep i Serbisė sė vjetėr” e kohėn e fundit barazohej edhe me Tokėn e shenjtė – si “Jeruzalemi serb”..., por e vėrteta qėndron krejt ndryshe, sepse tė dhėnat historike, arkeologjike ... flasin nė favor tė popullit autokton shqiptar. Tė shohim nė vijim pse Kosova s’mund tė mbahet si dheu i serbėve?

Kishat e para serbėt i ndėrtuan nė territorin e Rashkės

Nė fakt, Kosovėn ata do ta pushtojnė pėr shumė vite dhe do ta nėnshtrojnė dy shekuj, duke filluar nga viti 1216 e deri mė 1450. Mė parė Kosova ishte nėn sundimin bullgar nga viti 850 e deri nė fillim tė shek. XI, ndėrsa perandorėt bizantinė dominojnė mbi kėtė territor tė Kosovės deri kah mbarimi i shek. XII, do tė thotė derisa nuk paraqitet nė skenė familja sunduese (pushtuese) serbe e Rashkės, qė do tė sundojnė pėr dy shekuj, e nga kjo familje sunduesi i parė qe Stefan Nemanja, i cili do tė arrijė ta zgjerojė territorin e vet nė tė gjitha drejtimet, si nė Diokle e nė Shqipėrinė Veriore, madje edhe nė verilindje nė Nish dhe nė vitin 1184/85 edhe disa rajone tė Kosovės. Vetėm nė fillim tė shek. XIII (1208) do ta okupojė Kosovėn Pėrendimore, por jo edhe zonat e Prizrenit. Mė 1216 e pushtojnė edhe Prizrenin dhe tashmė i tėrė teritori i Kosovės bėnte pjesė nė botėn e mbretėrisė serbe.

Duhet tė thuhet se kishat e para serbe (qė i kanė propaganduar) aq shumė deri mė sot) do tė ndėrtohen nė territorin e Rashkės (nė veri tė Kosovės). Kėshtu p.sh., e kemi kishėn e Studenicės (Studenica) qė ndėrtohet nga Stefan Nemanja (ekziston edhe sot), mandej manastiri “Sv Djordje” afėr Novi Pazarit, manastiri i Zhicės (Zica), afėr Kralevės (Kraljevo) nė Serbinė qendrore qė ishte ndėrtuar nga sveti Sava si qendėr e Kishės ortodokse serbe. Vetėm atėherė kur nė shek. XIII Zhica (Zica) shkatėrrohet nga zjarri i njė ofensive tė tartarėve e tė kumanėve, atėherė selia e patriarkanės do tė transferohet nė Pejė nė pjesėn e Kosovės Perėndimore. Edhe manastiri i Milishevės (Milisevo) qė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr Kishėn serbe apo pėr serbėt, menjėherė pas kėsaj tė Zhicės, do ta ndėrtojė Stefan I “Prvovenēani”, afėr zonės me kufirin e Bosnjės.

Me kėto kisha e manastire serbe na imponohet njė ide e qartė dhe e saktė se djepi (e zemra) e Kishės ortodokse serbe gjendet, jo siē thuhet pa argumente shkencore nė territorin e Kosovės sė sotme, por pikėrisht ajo e ka zanafillėn e vet nė territorin e Serbisė. Do tė ishte e drejtė sikur tė thuhej se Patriarkana e Kishės serbe zhvendoset nė Kosovė pėr njė kohė, madje le tė thuhet edhe pėr njė kohė tė gjatė, por burimi i saj mbetet gjithėmonė mbrenda Serbisė.

Me invazionin e pushtumin turk tė provincave shqiptare nė shek. XV, popullata e krishterė (katolike) pėsoi tragjedinė mė tė errėt nė historinė e sajė fetare e kombėtare qė zvarritet deri nė fillim tė kėtij shekulli e qė ka lėnė pasoja tė thella apo labile pėr krishterim: imponim i islamizimit tė dhunshėm (duke pėrfshirė edhe formėn tjetėr sipėrfaqėsore tė islamizmit – laramanizmin) nė dy tė tretat e popullatės shqiptare qė dikur lulėzonte; rrėnimin e tėrėsishėm tė mbi 30 ipeshkvive,mandej tė shumė abacive tė kuvendeve tė famshme benediktine, domenikane, baziliane, e franēeskane (vetėm kėta tė fundit disi do tė mbijetojnė), duke lėnė pas veti vetėm dėshmi arkeologjike tė gėrmadhave madhėshtore tė njė vitaliteti katolik nė Mesjetė.

Jo vetėm ipeshkvitė e manastirėt do tė rrėnohen, por edhe shumė qytete e fshatra do tė shkretėrohen, ndėrsa popullata do t’i nėnshtrohet robėrisė sė gjatė osmane. Kush ia doli tė mbijetojė (nėse nuk iu ka nėnshtruar konvertimit nė islamizėm) pushtimet osmane detyrohet ta marrin udhėn e mėrgimit, nė Venedik, Sicili, Dalmaci, e mė kompakt nė Mbretėrinė e Napolit, ose do t’i rreken shkrepave tė larta malore, larg prej ēdo qytetėrimit, por mė tė lirė nė ruajtjen e fesė dhe kombit.

Me shtypjet e forta e tė dhunshme qė i bėnin turqit mbi popullatėn e pambrojtur shqiptare, lindi edhe njė fenomen i rrallė nė botė – dukuria e laramanizmit qė edhe sot ka mbetur gjallė. Pra, nė periudhėn e shtypjeve tė rėnda osmane gjatė islamizmit ndėr shqiptarė vėrehen qė nga fillimi fenomene tė huaja tė sinkretizmit religjioz ose dukuria e laramanizmit (kriptokristianizmit) ose edhe nė shqipe shprehja simptomatike e laramanėve tė krishterė (katolikė e ortodoks) e qė ka mbetur ende nė jetė.

Nga shumė burime tė botuara e nė dorėshkrime, veēanėrisht relacionet e redaktuara nga (argj)ipeshkvijtė e misionarėt, hedhin dritė tė mjaftueshme mbi gjendjen e gjithmbarshme religjioze e morale tė shqiptarėve gjatė pushtimit turk tė provincave kishtare. Mund tė thuhet se shqiptarėt e krishterė ishin tė shtyrė ta fshihnin jetėn e tyre tė jashtme tė krishterė, mirėpo, ndėrkohė, filloi degjenerimi i zakoneve, dokeve, bindjes fetare...

Ndėrgjegja e tyre pėr shtrirje (simulim) u shua pothuajse krejtėsisht dhe lajmėrohet pėr herė tė parė fenomeni i apostazisė, ndėrsa mė vonė edhe ai i skizmės, qė po zvarritet me shekuj tek ne. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė ishte nė rrezik krishterimi tė zhduket pėrgjithmonė nga dheu shqiptar, por rrezikohej edhe gjuha, doket, kostumet... nga njė relacion e vitit 1584 qė ruhet nė Romė pėrmenden edhe qendrat e katolicizmit qė kishin mbijetuar shkatėrrimet dhe dhunėn osmane dhe ato ishin: Shkupi, Prishtina, Krushevci. Montenegro di Scopia, Trepēa, ndėrsa nga burimet tjera duhet tė shtohen edhe Prizreni, Peja dhe ndonjė vend tjetėr mė i vogėl.

Njohja e vetvetes nė mijėvjeqarin e ri

Periudha e tretė fillon kur themelohet Kongregata pėr Ungjillizimin e Popujve nė Romė (Propaganda Fide – 1622). Nė fakt nga kjo kohė e tutje e kemi njė pėrkujdesje tė veēantė qė i kushtohet diasporės dhe vendeve misionare, nė mesin e tė cilave bėnte pjesė Shqipėria etnike (Shqipėria, Kosova, Maqedonia, dhe Dioqeza e Tivarit). Papa Pali (Paulus – 1605 – 1621) e kishte emėruar tashmė njė ipeshkv me emėr Pjetėr Katiq (1618) nė selinė e Ipeshkvisė sė Prizrenit dhe mė 1624 do tė emėrohet ipeshkėv nė tė njėjten seli Pjetėr Mazareku, por vetėm pėr tre muaj, sepse do tė emėrohet argjipeshkėv i Tivarit. Si ipeshkėv i Prizrenit mbahet nė mend njė “fra Giovanni da Poseggha Bosnense”, qė me 1642 emėrohet ipeshkėv, por nuk kemi tė dhėna se a do tė ketė qenė shuguruar ipeshkėv meqenėse supozohet tė ketė qenė i vrarė nga turqit.

Mė 1650 Papa Inocenti X (1644 – 1665) do tė emėrojė njė ipeshkėv tjetėr nė Prizren, e ky ishte Franjo Sojmiroviq, ndėrsa njė vit mė vonė, mė 1651 Kongregata pėr Ungjillėzimin e Popujve (Propaganda Fide) e emėron Andre Bogdanin argjipeshkv nė Ohėr, mirėpo sė shpejti do ta marrė selinė argjipeshkvore tė Shkupit, ndėrsa Franjo Sojmiroviqi vendoset nė selinė e Ohrit. Juridiksioni i Andre Bogdanit nė atė periudhė shtrihej nė territorin e Tivarit dhe nė tė gjitha rajonet e Serbisė. Nė kėtė kohė selia e Ipeshkvisė sė Prizrenit shuhet, ashtu qė nuk kemi titullarė tė saj, por me emėrimin e Pjetėr Bogdanit si argjipeshkv tė Shkupit ėshtė bėrė njė bashkim i dy ipeshkvive me njė territor kishtar. Deri nė vitin 1914 Ipeshkvia Scopiensis nuk i ngjitet Ipeshkvisė (katolike) tė Beogradit. E njejta seli mė 1969 (me dekretin 2 tetor nr. CXXXIII/n. 53) riorganizohet nė kėto rajone dhe denominohet Scopiensis – Prisrianensis (Shkup – Prizren) duke u shtrirė nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Sanxhakun verior (nė Serbi), por nė anėn tjetėr territori i Sanxhakut jugor i jepet Argjipeshkvisė sė Tivarit (Bari – Mali i Zi).

Dhe sė fundi mund tė thuhet se Kisha Katolike te shqiptarėt nė Kosovė e kishte vazhdimsinė e saj historike, edhe pėrkundėr ca ndėrprerjeve tė shkurtėra apo tė gjata nė vazhdėn e shekujve tė krishterimit dhe ajo na mėson se prania e shqiptarėve nė Kosovė ka qenė gjithmonė e pėrhershme, ndėrsa Kisha ortodokse serbe dhunshėm (zh)vendoset nga Serbia nė Kosovė, pikėrisht siq nguliten mė vonė edhe turqit me xhamitė e tyre qė, sė bashku me serbėt, rrėnuan e pėrvetėsuan kishat tona shekullore.

Njerėzimi sikur tė ishte mė i urtė dhe mė i menēur, historia jonė nuk do tė kishte qenė njė kronikė e zezė dhe e gjatė e krimeve. Nga ajo mėsohet pėr tė ardhmen, por pa hakmarrje. “Tempora mutantur et nos inillis” (kohėrat ndryshojnė e ne me to). (Ri)njohja e vetvetes nė mijėvjeqarin e ri, mendoj se do tė ishte e ardhmja e shqiptarėve.