Lajme

Imzot Dodë Gjergji priti në takim lamtumirës shefin e deritanishëm të EULEX-it, Yves De Kermabon

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, më 13 tetor 2010, priti në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, z. Yves de Kermabon. Fillimisht Ipeshkvi ynë e falendëroi z. Kermabon për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë në sundimin e rendit e ligjit në Kosovë, i cili përfundon mandatin si shef i misionit EULEX-it më 15 tetor.
Iv de Kermabon vlerësoi ndryshimet e mëdha që janë bërë në Kosovë, posaçërisht pas Pavarësisë, si dhe rolin e EULEX-it në këto procese. Ai gjithashtu theksoi se me emocione po ndahet nga Kosova, në të cilën ka kaluar një kohë të gjatë, qoftë si ushtarak, qoftë si shef i EULEX-it.
Gjatë vizitës së tij nëpër të gjitha Kishat e Kosovës, ka mbetur i mahnitur sepse ka parë Kishat e mbushura përplotë me besimtarë. Kjo Kishë lokale edhe pse e vogël numerikisht, por e gjallë dhe dinamike – tha shefi i EULEX-it.
Kermabo u largua nga Kosova më 15 tetor, dhe do të zëvendësohet nga një tjetër gjeneral francez, ish-komandanti i KFOR-it, Xavier Bout de Marnhac.