Famullia e Stubllës

HISTORIKU I FAMULLISĖ DHE I FSHATIT STUBĖLL 

Stublla ėshtė njė ndėr fshatrat mė tė mėdha, e vendosur nė rrafshlartat e harkut tė Majave tė Karadakut, nė krye tė cilės qėndron ballėlart, si kėshtjellė, kreshnike dhe e ndritur nga rrezet e arta tė diellit - Stubllavaqa, rrėzė sė cilės shtrihet Stublla krenare, e njohur si vatėr e arsimit, 85-vjetorin e sė cilės po e kremtojmė.
Stublla pėrmendet qysh nevitin 1477.

Vėrtet, nė njė hartė topografike tė Shkupit, pėrmendet Caravajka, qė gjendet ne veri- lindje tė Stubllės[1]. Duke qenė se Stublla u muar si vend orientimi pėr fshatin e pėrmendur, e i cili ėshtė edhe sot e kėsaj dite, atėherė mund tė pėrfundojmė se Stublla ishte vend me rėndėsi dhe mjaft i njohur. Po nė tė njėjtin vit pėrmendet Stublla, e cila lokalizohet nė rrethin e Moravės[2].

Disa historianė supozojnė se qysh nė atė kohė, d.m.th. nė shekullin XV, nė Stubėll do tė ketė ekzistuar njė shkollė, bile e lartė teologjike, apo sė paku nė formė tė njė kolegji /"scuola in forma di colleghio"/. Nė raportin e vizitatorit apostolik Aleksandėr Komulloviqit dhe pėrcjellėsit tė tij T. Raggia-s /1584/ i rekomandohet Selisė sė shenjtė hapja e njė shkolle tė tillė nė territorin e famullisė katolike tė Karadakut tė Shkupit /Montenegro di Scopia/.

Hapja e kėsaj shkolle arsyetohet nga fakti se "aty nuk banojnė e nuk vijnė turqit"[3]. Nė kėtė vend tė strehuar do tė mund tė mėsonin nxėnėsit e besimit katolik nga mbarė vendi: "Stublla (afėr Gjilanit), fshat qė flet gjuhėn shqipe, ka qėnė vend i pėrshtatshėm pėr hapjen e njė kolegji tė kėtillė katolik" - pohon njė studiues i ēėshtjes sė arsirnit tek ne.[4]

Edhe pse kjo ēėshtje nuk mund tė vėrtetohet saktėsisht se ku , gjendej ky lokalitet i kėsaj shkolle, prapė disa fakte na shtyjnė tė besojmė apo sė paku tė mendojmė se ky vend ishte si Stublla, e qė ne kėtu po i cekim:
U pa se Stublla ishte njė vend i njohur, sepse mirret si pikė orientirni pėr fshatrat e tjera;

Nė favor tė kėsaj flet edhe ekzistimi i njė kishe tė madhe siē ėshtė tradita nė popull, kushtuar Shėn Lukės, lokacioni i sė cilės do tė ishte ku janė varrezat e sotme, ku para ca kohe kishte edhe themelet tė njė godine tė tillė.

Edhe para viteve tė arrestimit dhe tė mėrgimit (1846-1848) tė mbarė popullatės sė Stubllės, Binēėes, Vėrnakollės dhe Terziajve pėr nė Anadolli, supozohet se ka ekzistuar njė shkollė nė kėtė vend. Gjatė qėndrirnit tė kėtyre tė merguarėve (syrggnve - siē i quan populli) nė Anadolli, nė vendin e quajtur Filadorė, ku bashkė me kėta tė mjerė ishte edhe famullitari i tyre, At Anton Marojeviqi, famullitar nė Letnicė, i cili i bashkangjitet grigjės sė vet nė kėtė rrugė pėsimi e mundimi, disa murgesha qė iu gjetėn nė ndihmė kėtyre mjeteve, e lusin At A.

Marojeviqin t'i mėsonte fėmijėt e kėtyre tė merguarėve, por ai u pėrgjigjet: "Me dėshirė u kisha dhėnė mėsim fėmijėve, por pėr fat tė keq kjo nuk ėshtė e mundur, sepse jam i sėmurė prej asmės dhe nuk kam fuqi fizike pėr tė kryer kėtė punė"[5].Kur flasim pėr mėsimin shqip nė Stubėll, duhet cekur se disa prej tė mėrguarėve dinin shkrim-lexim shqip. Thuhet se nė atė kohė tė salvimeve njė Andre Krista ishte bile mėsues nė Prizren. Tė gjitha kėto na shtyjnė tė mendojmė se zhvillimi i shkollimit dhe arsimit nė gjuhėn  shqipe nė kėtė vend kishte filluar para viteve '40 tė shek. XIX.

Periudha e mėrgimit gjatė viteve 1846-1848[6]

Faqet mė tė shndritshme tė historisė, nė pėrgjithėsi, e sidomos tė asaj tė popullit tonė shqipar, i shkruan trimat dhe fatosat e Stubllės, Binēes, Vėrnakollės dhe Terziajve gjatė 1846-1848, vitė tė mėrgimit tė pėrdhunshėm tė mbarė popullatės sė kėtyre fshatrave pėr nė Anadolli, i e kjo pėr shkaqe fetare dhe kombėtare: pėr Fe e Atdhe.

Mė 3 nėntor 1839 sulltan Mexhidi shpall Tanzimatin, do tė thotė nė tėrė perandorninė osmane, nė mėnyrė tė gjithėmbarshme garantohen: liria fetare dhe ndera pėr tė gjithė nėnshtetasit, pa dallim feje. Edhe liria fetare qe e garantuar, por ajo pėr tė krishterėt mbeti vetėm shkronjė nė letėr. Tė mėsuar nga At Anton Marojeviqi, famullitari i tyre nė Letnicė, 24-kryepleq tė kėtyre fshatrave shkojnė nė Gjilan tek Maliq Beg Gjinolli dhe kėrkojnė ata t'i njohė si shqiptarė katolikė dhe se ata nuk janė turq (myslimanė).

Kjo e drejtė, edhe pse e shpallur dhe e proklamuar, nuk iu pranohet dhe ata arrestohen, me preteks se ata janė kunder Perandorisė osmane. Pas arrestimit tė kryepleqve arrestohet edhe mbarė popullata dhe tė gjithė dėrgohen pėr Turqi. Ishte ky njė plan pėr shfarosjen e kėsaj popullate tė krishterė. Rruga: Gjilan - Prishtinė - Shkup - Selanik - Turqi ėshtė rrugė e mundimeve dhe e salvimeve tė papėrshkrueshme.

Heroizmi dhe trimėria e kėtyre tė krishterėve janė tė rralla nė historinė dymijėvjeēare tė Kishės. I pari martir, Augustin Stublla vdes nė burgjet e Shkupit. I lidhur nė pranga tė rėndė rreth qafės, nė duar dhe kėmbė, i trimėron shokėt e vet t'i mbesin besnik Fesė sė Krishtit dhe tė vdesin pėr tė. Tė gjithė kėta tė mėrguar i ēojnė, neper Manastir, pėr nė Sėlanik, tė ndarė nga tė afėrmit e vet.

Aty i vendosin nė njė shtallė, ku mė nė fund u bashkuan me tė vetėt... "U perqafonin, u puthnin, qanin nga gezimi, gjithėsecilit i ishte lidhur gjuha e ndalur zėri nė fyt. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr dhe tė rėndė, filluan kallximet dhe pyetjet pėr vuajtjet dhe pėsimet.

Mė nė fund i thanė njėri-tjerit: Tė jenė vuajtjet pėr shpėrblim e falje tė mėkateve tona dhe pėr dashuri ndaj Atdheut, Fesė dhe Jezu Krishtit, e pėr lavdinė e tyre!"
Njėra palė pyeste tjetrėn: Ku ėshtė ai apo ai tjetri?
Pėrgjigja ishte: Kaloi nė jetėn e amshuar!
Ku e kam birin? - pyeti plaku tetėdhjetėvjeēar. -  "Ka vdekur nė pranga!" "E biri mė i ri i djalit?" -  pyet plaku tjetėr. "E lėshoi forca..."

Kėshtu vazhdonin rrėfimet e kėtyre fatosave pėr tė afėrmit e tyre qė pėsuan aq keq vetėm e vetėm pse nuk dėshiruan t'i bin mohit Fesė sė Jezu Krishtit.

Deri nė Selanik nga torturat, acari, lodhja dhanė jetėn 51 dėshmorė, martirė. Prej Selanikut vazhdon udhėtimi i rrugės sė kryqit pėr nė Turqi, nėpėr det. Nė Turqi i vendosin nė Muhaliq e Filadorė. Gjatė udhėtimit nėpėr det, por edhe gjatė qėndrimit tė tyre nė kėto vende moqalike, pa ushqim, nga sėmundja dhe mjerimi, vdesin edhe 50 tė  tjerė. Do tė thotė prej 177 tė mėrguarėve, nė jetė mbetėn vetėm 76. Kėtu tė pėrmendim edhe heroizmin e madh tė meshtarit dhe bariut, At Anton Marojeviqit, i cili i bashkangjitet kėtij udhėtimi pėsimesh e vuajtjes tė besimtarėve tė vet.

Pas dy viteve tė qėpdrimit nė Turqi, pas dy viteve tė vuajtjeve tė rėnda, kthehen nė Atdhe 76 tė mėrguar, me ta ishte edhe At Anton Marojeviqi. Prej atyre qė u kthyen, nė sot kemi tri famulli: Stubllėn, Binēen me Kabash dhe Vėrnakollėn, dikund afėr shtatė mijė besimtarė.

Themelimi i famullisė sė Stubllės dhe hapja e shkollės sė parė

Periudha tjetėr e rėndėsishme ėshtė viti 1905, kur Imzot PASHK TROKSHI themeloi famullinė e Stubllės dhe famullitarin e deriatėhershėm tė famullisė sė Letnicės, Don Mikel TARABULLUZIN e emėroi famullitar nė Stubėll. Ky prift i mirė dhe i  zellshėm menjėherė i pėrveshėt punės. Kėshtu ai po nė kėtė vit hap nė Stubėll shkollėn e parė nė kėto anė.[7]

Periudha tjetėr e rėndėsishme ėshtė ajo e pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur nė mbarė vendin bėhen pėrpjekje tė mėdha pėr hapjen e shkollave, pėr hapjen e kėtyre tempujve tė diturisė. Kėshtu me 1950 hapet shkolla mė katėr klasėt e para, ndėrsa nė vitin 1969-70 ajo tetėklasėshe. Fryt i gjithė kėsaj ėshtė shkollimi i gjithė fėmijėve deri nė klasėn e tetė.

Njė numer i tė rinjve ėshtė i pėrfshirė nė shkollimin e mesėm. Njė numėr po ashtu mjaft i madh ka kryer studimet universitare, etj. Stublla, si edhe shumė fshatra tė tjera, ec me hapa tė sigurtė drejt rrugės sė arsimit dhe tė pėrparimit. Tė pėrmendim edhe kėtė: ky fshat dha edhe mė se dhjetė priftėrinj, afėr 50 murgesha, tė cilėt punojnė kėtu, nė Kosovė e gjetiu duke dhėnė kėshtu njė dėshmi e kontribut tė ēmueshėm nė lėmin shpirteror dhe civilizues.

Stublla sot po kremton kėto dy jubile tė rėndesishėm: 85-vjetorin e themelimit tė famullisė dhe tė shkollės sė parė si dhe 100 vjetorin e shugurimit pėr meshtar tė Don MIKEL TARABULLUZIT, tė kėsaj figure tė ndritur tė kulturės sonė kombėtare. Janė kėto  dy pėrvjetorė dhe data qė pėr ne dhe kulturėn tonė kanė rėndėsi tė madhe.

Marre nga: Buletini Nr. I: Takimet e dom Mikelit (1990-1992), Stubėll  1994, boton Zyra e Famullisė nė Stubėll tė Epėrme (Viti), faqe 11-15.  

[1] Krah. Monumenta Turcica 21, Sarajevė, 1972, faq. 127.

[2] Po aty, fq. 130, 156.

[3] Fermendzin E., Acta Bosnae, 339-340; Urosevic Dr. A., Katolicka zupa Crna Gora u Juznoj Srbiji  GSND, XIII, Skoplje, (Shkup) 1933,162.

[4] Dr. J. Rexhepagiq, Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare nė territorin e Jugosllavisė sė sotme deri nė vitin 1918, Prishtinė, 1970, fq.48.

[5] Dr. J. Rexhepagiq, Tema tė zgjedhura pedagogjike, Shkup, 1972, fq. 58.

[6] Mė gjatė pėr kėta martirė: Dr. Gjergj GJERGJI, Martirėt shqiptarė gjatė kohės 1846-1848, punim i doktoraturės, Romė, 1981, Zagreb, 1988. Nga ky punim janė marrė tė gjitha tė dhėnat dhe citatet nė lidhje me kėtė periudhė.

[7] Mė gjatė pėr shkollėn e parė shqipe nė Stubėll: I. Ahmeti, "Shkėndija" nr. 1-2 janar 1976; shih edhe I. Ahmeti, "Stublla me shkollėn e parė shqipe nė Kosovė; Bota e re, l tetor 1983.