Famullia e Bistazhinit

Shtrihet 10 km. larg Gjakovës, në anëm jugore, në rrugë Gjakovë-Prizren. Fshati është i pajisur me ujësjellës, rryme eletrike dhe i lidhur me rrugë të asfaltuara. Përpara qendra famullitare ishte në Smacit fshat fqinjë. Famullia e Smacit është ndarë nga Gjakova dhe themeluar në vitin 1921. Kisha e Zonjës rruzare në Smac është ndëertuar në vitin 1929.

Atë herë i kishte 1700 besimtarë katolikë, më këta fshatra: Smaci, Ujza, Ujzi Therrave, Fshajë, Kushaveci, Doli Lugut Vadës, Kusari, Marmulli, Bardhasana, Bishtazhini.Në kohë të misionëve të P.Dedë PASIT SJ në vitin 1893-MARMULLI i kishte 20 familje katolike (Cortignano, F.: L'Albania, Romë, 1934, vl. II, fq.198). Fshatrat e tjerë, të cilëti takojnë sot Bishtazhinit nuk përmendën. Sigurisht ekzistonin me besimtarët e verfër katolikë, por P. Pasi nuk i ka vizituar dhe kështu nuk i përmend. Duke qenë se e përbënin famullin e Gjakovës, mund të pohojmë se në vitin 1845 edhe këta kanë dhënë MARTIRË dhe se edhe këta në këtë vit dualën haptas në fe.

Smaci si famulli ishte deri më 30 nëntor 1964. Imzot dr. Smiljan Franjo Cekada-ipeshkëvi ynë me dekret e suprimoi famullinë ë Smacit duke e ngritur në Famulli Bishtazhinin, me të gjitha fshatrat e lartpërmendur.

 

Me 3 maj 1968, filluan të cilën themelet e kishës së re në Bishtazhin. Gurin e themelit të kishës së re e bekoi imzot dr. Smiljan Franjo Cekada me 27 korrik 1968. Pjesa e parë e kishës KRIPTA është bekuar nga delegati i ipeshkëvit mons. Nikollë Mini me 22 korrik 1973. Për Këshendella të vitit 1971 për të parën herë është thënë mesha shenjte në Kriptën e Kishës së re. Prej 27 tetorit 1966 gjer për Këshendella të vitit 1971 mesha shenjte është thenë në kapelë provizore ndërtuar nga saloniti në mjedis të oborrit të Kishës. Tash për tash mesha thohët në pjesën e dytë të kishës.

Konaku i ri filloi me 10 maj 1974, kurse u bekua nga dr. Gaspër Gjini me 4 tetor 1975.
Bishtazhini i fitoi Murgeshat Franceskane nga Cetinja me 1. XI. 1975, ku dhe sote shërbejnë.
Famullitari i parë ishte Dom Luka FILIQI i cili shërbeu gjeri në vdekje të ditës 22 mars 1962.
Dom Millorad DEFAR-famullitari i dytë.

Lindi me 2. II. 1924 në Bosanski Brod, katërfilloren e kreu tek murgeshat e Shna Krygjës në B.Brod kurse gjimnazin real shtetëror ne Slavonski Brod. Filozofin dhe teologjin në Zagreb në vitet 1945-51. Presbiteratin e pranoi me 2 korrik 1950. Pastaj shkoj në shërbimin ushtarak . Prej 28. IX. 1952, Sherbeu në Gjakovë si ndihmës i Dom Marjan Gllcasnoviqit-Shala.

Në të njejtën kohë ishte kujdestar i Shenjtërorës së Shna Ndout në Gjakovë dhe Zavendës Fmullitari në Novosellë për arsye se dom N.Mini ishte në sherbimin ushtarak. Prej ditës 6. X. 1961, dom Milloradi u emrua ndihmës i dom L. Filiq në Smac ku qëndroi gjeri në vdekje të tij, me 22. III. 1962. Pas vdekjës sëe dom Lukës u emrua famulliatr ku qëndron deri në vitin 1989. Kurse prej vitit 1989 deri sot famullitar është don Viktor Sopi, kurse ndihmës është dr. don Mikel Sopi.