Lajme

Dita Ndërkombëtare e Paqes u shënua edhe në Kosovë

Në vitin 1981, në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 shtatori ishte shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Caritas Kosova pikërisht në këtë ditë ka organizuar një Konferencë për promovimin e Paqes dhe harmonisë mes njerëzve pa dallime etnie apo fetare.
Don Viktor Sopi, drejtor i Caritas Kosova tha se paqja dhe bashkëpunimi mes njerëzve është vlerë e shenjtë.
Ndërkaq, Qemalj Morina nga Bashkësia Islame e Kosovës u paraqit me një kumtesë për paqen nga këndvështrimi islam.
Fjala Islam, thënia e fjalës Islam në gjuhën arabe është origjina e fjalëve paqe apo nënshtrim ndaj zotit”, tha z. Morina.
Po ashtu Don Marjan Uka, famullitar i Llapushnikut e Karavaserisë u paraqit me një kumtesë për paqen nga këndvështrimi i krishterë.
"Kisha Katolike themelet e veta i bazon në Jezu Krishtin dhuruesin e paqes. Në Ungjillin sipas Mateut 5,9 Jezusi na mëson "Lum pajtuesit, sepse do të quhen bijtë e Hyjit". Paqja e Krishtit na bën të ndihemi qytetarë dinjitoz të kësaj bote. Kush e pranon paqen, e pranon jetën, e cila që nga fillimi është e shenjtë", tha Don Marjan Ukaj.
Me rastin e kësaj dite u shfaq edhe një film dokumentar kushtuar aktiviteteve të Caritas Kosovës.