Famullia e Stubllës
HISTORIKU I FAMULLISË DHE I FSHATIT STUBËLL
Stublla është një ndër fshatrat më të mëdha, e vendosur në rrafshlartat e harkut të Majave të Karadakut, në krye të cilës qëndron ballëlart, si kështjellë, kreshnike dhe e ndritur nga rrezet e arta të diellit - Stubllavaqa, rrëzë së cilës shtrihet Stublla krenare, e njohur si vatër e arsimit, 85-vjetorin e së cilës po e kremtojmë.
Stublla përmendet qysh nevitin 1477.
Vërtet, në një hartë topografike të Shkupit, përmendet Caravajka, që gjendet ne veri- lindje të Stubllës[1]. Duke qenë se Stublla u muar si vend orientimi për fshatin e përmendur, e i cili është edhe sot e kësaj dite, atëherë mund të përfundojmë se Stublla ishte vend me rëndësi dhe mjaft i njohur. Po në të njëjtin vit përmendet Stublla, e cila lokalizohet në rrethin e Moravës[2].
Disa historianë supozojnë se qysh në atë kohë, d.m.th. në shekullin XV, në Stubëll do të ketë ekzistuar një shkollë, bile e lartë teologjike, apo së paku në formë të një kolegji /"scuola in forma di colleghio"/. Në raportin e vizitatorit apostolik Aleksandër Komulloviqit dhe përcjellësit të tij T. Raggia-s /1584/ i rekomandohet Selisë së shenjtë hapja e një shkolle të tillë në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit /Montenegro di Scopia/.
Hapja e kësaj shkolle arsyetohet nga fakti se "aty nuk banojnë e nuk vijnë turqit"[3]. Në këtë vend të strehuar do të mund të mësonin nxënësit e besimit katolik nga mbarë vendi: "Stublla (afër Gjilanit), fshat që flet gjuhën shqipe, ka qënë vend i përshtatshëm për hapjen e një kolegji të këtillë katolik" - pohon një studiues i çështjes së arsirnit tek ne.[4]
Edhe pse kjo çështje nuk mund të vërtetohet saktësisht se ku , gjendej ky lokalitet i kësaj shkolle, prapë disa fakte na shtyjnë të besojmë apo së paku të mendojmë se ky vend ishte si Stublla, e që ne këtu po i cekim:
U pa se Stublla ishte një vend i njohur, sepse mirret si pikë orientirni për fshatrat e tjera;
Në favor të kësaj flet edhe ekzistimi i një kishe të madhe siç është tradita në popull, kushtuar Shën Lukës, lokacioni i së cilës do të ishte ku janë varrezat e sotme, ku para ca kohe kishte edhe themelet të një godine të tillë.
Edhe para viteve të arrestimit dhe të mërgimit (1846-1848) të mbarë popullatës së Stubllës, Binçëes, Vërnakollës dhe Terziajve për në Anadolli, supozohet se ka ekzistuar një shkollë në këtë vend. Gjatë qëndrirnit të këtyre të merguarëve (syrggnve - siç i quan populli) në Anadolli, në vendin e quajtur Filadorë, ku bashkë me këta të mjerë ishte edhe famullitari i tyre, At Anton Marojeviqi, famullitar në Letnicë, i cili i bashkangjitet grigjës së vet në këtë rrugë pësimi e mundimi, disa murgesha që iu gjetën në ndihmë këtyre mjeteve, e lusin At A.
Marojeviqin t'i mësonte fëmijët e këtyre të merguarëve, por ai u përgjigjet: "Me dëshirë u kisha dhënë mësim fëmijëve, por për fat të keq kjo nuk është e mundur, sepse jam i sëmurë prej asmës dhe nuk kam fuqi fizike për të kryer këtë punë"[5].Kur flasim për mësimin shqip në Stubëll, duhet cekur se disa prej të mërguarëve dinin shkrim-lexim shqip. Thuhet se në atë kohë të salvimeve një Andre Krista ishte bile mësues në Prizren. Të gjitha këto na shtyjnë të mendojmë se zhvillimi i shkollimit dhe arsimit në gjuhën shqipe në këtë vend kishte filluar para viteve '40 të shek. XIX.
Periudha e mërgimit gjatë viteve 1846-1848[6]
Faqet më të shndritshme të historisë, në përgjithësi, e sidomos të asaj të popullit tonë shqipar, i shkruan trimat dhe fatosat e Stubllës, Binçes, Vërnakollës dhe Terziajve gjatë 1846-1848, vitë të mërgimit të përdhunshëm të mbarë popullatës së këtyre fshatrave për në Anadolli, i e kjo për shkaqe fetare dhe kombëtare: për Fe e Atdhe.
Më 3 nëntor 1839 sulltan Mexhidi shpall Tanzimatin, do të thotë në tërë perandorninë osmane, në mënyrë të gjithëmbarshme garantohen: liria fetare dhe ndera për të gjithë nënshtetasit, pa dallim feje. Edhe liria fetare qe e garantuar, por ajo për të krishterët mbeti vetëm shkronjë në letër. Të mësuar nga At Anton Marojeviqi, famullitari i tyre në Letnicë, 24-kryepleq të këtyre fshatrave shkojnë në Gjilan tek Maliq Beg Gjinolli dhe kërkojnë ata t'i njohë si shqiptarë katolikë dhe se ata nuk janë turq (myslimanë).
Kjo e drejtë, edhe pse e shpallur dhe e proklamuar, nuk iu pranohet dhe ata arrestohen, me preteks se ata janë kunder Perandorisë osmane. Pas arrestimit të kryepleqve arrestohet edhe mbarë popullata dhe të gjithë dërgohen për Turqi. Ishte ky një plan për shfarosjen e kësaj popullate të krishterë. Rruga: Gjilan - Prishtinë - Shkup - Selanik - Turqi është rrugë e mundimeve dhe e salvimeve të papërshkrueshme.
Heroizmi dhe trimëria e këtyre të krishterëve janë të rralla në historinë dymijëvjeçare të Kishës. I pari martir, Augustin Stublla vdes në burgjet e Shkupit. I lidhur në pranga të rëndë rreth qafës, në duar dhe këmbë, i trimëron shokët e vet t'i mbesin besnik Fesë së Krishtit dhe të vdesin për të. Të gjithë këta të mërguar i çojnë, neper Manastir, për në Sëlanik, të ndarë nga të afërmit e vet.
Aty i vendosin në një shtallë, ku më në fund u bashkuan me të vetët... "U perqafonin, u puthnin, qanin nga gezimi, gjithësecilit i ishte lidhur gjuha e ndalur zëri në fyt. Pas një heshtjeje të shkurtër dhe të rëndë, filluan kallximet dhe pyetjet për vuajtjet dhe pësimet.
Më në fund i thanë njëri-tjerit: Të jenë vuajtjet për shpërblim e falje të mëkateve tona dhe për dashuri ndaj Atdheut, Fesë dhe Jezu Krishtit, e për lavdinë e tyre!"
Njëra palë pyeste tjetrën: Ku është ai apo ai tjetri?
Përgjigja ishte: Kaloi në jetën e amshuar!
Ku e kam birin? - pyeti plaku tetëdhjetëvjeçar. - "Ka vdekur në pranga!" "E biri më i ri i djalit?" - pyet plaku tjetër. "E lëshoi forca..."
Kështu vazhdonin rrëfimet e këtyre fatosave për të afërmit e tyre që pësuan aq keq vetëm e vetëm pse nuk dëshiruan t'i bin mohit Fesë së Jezu Krishtit.
Deri në Selanik nga torturat, acari, lodhja dhanë jetën 51 dëshmorë, martirë. Prej Selanikut vazhdon udhëtimi i rrugës së kryqit për në Turqi, nëpër det. Në Turqi i vendosin në Muhaliq e Filadorë. Gjatë udhëtimit nëpër det, por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende moqalike, pa ushqim, nga sëmundja dhe mjerimi, vdesin edhe 50 të tjerë. Do të thotë prej 177 të mërguarëve, në jetë mbetën vetëm 76. Këtu të përmendim edhe heroizmin e madh të meshtarit dhe bariut, At Anton Marojeviqit, i cili i bashkangjitet këtij udhëtimi pësimesh e vuajtjes të besimtarëve të vet.
Pas dy viteve të qëpdrimit në Turqi, pas dy viteve të vuajtjeve të rënda, kthehen në Atdhe 76 të mërguar, me ta ishte edhe At Anton Marojeviqi. Prej atyre që u kthyen, në sot kemi tri famulli: Stubllën, Binçen me Kabash dhe Vërnakollën, dikund afër shtatë mijë besimtarë.
Themelimi i famullisë së Stubllës dhe hapja e shkollës së parë
Periudha tjetër e rëndësishme është viti 1905, kur Imzot PASHK TROKSHI themeloi famullinë e Stubllës dhe famullitarin e deriatëhershëm të famullisë së Letnicës, Don Mikel TARABULLUZIN e emëroi famullitar në Stubëll. Ky prift i mirë dhe i zellshëm menjëherë i përveshët punës. Kështu ai po në këtë vit hap në Stubëll shkollën e parë në këto anë.[7]
Periudha tjetër e rëndësishme është ajo e pas Luftës së Dytë Botërore, kur në mbarë vendin bëhen përpjekje të mëdha për hapjen e shkollave, për hapjen e këtyre tempujve të diturisë. Kështu me 1950 hapet shkolla më katër klasët e para, ndërsa në vitin 1969-70 ajo tetëklasëshe. Fryt i gjithë kësaj është shkollimi i gjithë fëmijëve deri në klasën e tetë.
Një numer i të rinjve është i përfshirë në shkollimin e mesëm. Një numër po ashtu mjaft i madh ka kryer studimet universitare, etj. Stublla, si edhe shumë fshatra të tjera, ec me hapa të sigurtë drejt rrugës së arsimit dhe të përparimit. Të përmendim edhe këtë: ky fshat dha edhe më se dhjetë priftërinj, afër 50 murgesha, të cilët punojnë këtu, në Kosovë e gjetiu duke dhënë kështu një dëshmi e kontribut të çmueshëm në lëmin shpirteror dhe civilizues.
Stublla sot po kremton këto dy jubile të rëndesishëm: 85-vjetorin e themelimit të famullisë dhe të shkollës së parë si dhe 100 vjetorin e shugurimit për meshtar të Don MIKEL TARABULLUZIT, të kësaj figure të ndritur të kulturës sonë kombëtare. Janë këto dy përvjetorë dhe data që për ne dhe kulturën tonë kanë rëndësi të madhe.
Marre nga: Buletini Nr. I: Takimet e dom Mikelit (1990-1992), Stubëll 1994, boton Zyra e Famullisë në Stubëll të Epërme (Viti), faqe 11-15.
[1] Krah. Monumenta Turcica 21, Sarajevë, 1972, faq. 127.
[2] Po aty, fq. 130, 156.
[3] Fermendzin E., Acta Bosnae, 339-340; Urosevic Dr. A., Katolicka zupa Crna Gora u Juznoj Srbiji GSND, XIII, Skoplje, (Shkup) 1933,162.
[4] Dr. J. Rexhepagiq, Zhvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918, Prishtinë, 1970, fq.48.
[5] Dr. J. Rexhepagiq, Tema të zgjedhura pedagogjike, Shkup, 1972, fq. 58.
[6] Më gjatë për këta martirë: Dr. Gjergj GJERGJI, Martirët shqiptarë gjatë kohës 1846-1848, punim i doktoraturës, Romë, 1981, Zagreb, 1988. Nga ky punim janë marrë të gjitha të dhënat dhe citatet në lidhje me këtë periudhë.
[7] Më gjatë për shkollën e parë shqipe në Stubëll: I. Ahmeti, "Shkëndija" nr. 1-2 janar 1976; shih edhe I. Ahmeti, "Stublla me shkollën e parë shqipe në Kosovë; Bota e re, l tetor 1983.