Simbol i historisë, besimit dhe trashëgimisë sonë shpirtërore

Kodra mbi të cilën lartësohet kryqi – simbolizon qëndresën shumëshekullore të të parve të tij në Stubëll për ta mbrojtur besimin dhe për ta lartësuar kryqin.
Bregu me një kishë të rrënuar – simbolizon Kishën e Sapës që iu dhurua, e që do ta ringritë duke ia kthyer edhe njëherë nderin dhe dinjitetin që ja rrëmbyen.
Rruga që mbështjellë dy kodrat dhe ngritet drejt Kryqit – simbolizon udhëtimin e popullit tonë drejt kthimit dhe rrugën që duhet ndjekur ata që besojnë në Ungjillin.
Dielli që shpërndan rrezet e tij në katër anët – simbolizon Krishtin e Ringjallur, i cili nga lavdia e tij, shndritë mbarë botën dhe çdo zemër.
Ngjyra e kuqe në sfond – simbolizon gjakun e derdhur të martirëve gjatë shekujve. Në stemë është vënë edhe motoja "Omnibus Evangelium Nuntiare Volo" që do të thotë: Të gjithëve dua t'ua shpallë Ungjillin.