E hënë, 17 gusht 2026, në vigjiljen e festës së Shën Florit dhe Shën Laurit, në Zogaj të Vushtrrisë u zhvillua ceremonia solemne e bekimit të gurthemelit të kishës së re, kushtuar këtyre dy shenjtorëve.
Ritin e bekimit e udhëhoqi Imzot Dodë Gjergji, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për bashkësinë katolike të këtij vendi.
Bekimi i gurthemelit përfaqëson fillimin e një vepre të çmuar shpirtërore dhe baritore. Kisha e re do të jetë shtëpi lutjeje, bashkimi dhe shprese, ku besimtarët do të mblidhen për ta kremtuar fenë dhe për ta forcuar jetën e tyre të krishterë.
Me lutjen që kjo vepër të përfundojë me sukses dhe të shërbejë për brezat e ardhshëm, kërkojmë ndërmjetësimin e Shën Florit dhe Shën Laurit mbi bashkësinë e Zogajt dhe mbi të gjithë bamirësit e kontribuuesit.
Zoti e bekoftë këtë vepër, Kishën, Kosovën dhe mbarë popullin tonë!