Më 6 qershor, Misioni Katolik Shqiptar në Turgau, përjetoi një ditë të rëndësishme me kremtimin e Sakramentit të Krezmimit. Imzot Dodë Gjergji udhëhoqi Meshën Shenjtë dhe ia dha sakramentin e Krezmimit kandidatëve të përgatitur për këtë moment.
Krezmimi është një dhuratë e madhe, sepse e forcon të krishterin me Shpirtin Shenjt, për kandidatët, kjo ditë ishte një hap i ri në rrugën e fesë dhe të përgjegjësisë personale, ata janë të thirrur të jenë më të vetëdijshëm për besimin që kanë marrë dhe për jetën që janë të ftuar të ndërtojnë.
Në predikimin e tij, Ipeshkvi Imzot Dodë foli për nevojën që të rinjtë të mos jetojnë pa drejtim shpirtëror, ai tha se Shpirti Shenjt është dritë për mendjen, forcë për zemrën dhe guxim për jetën, predikimi i tij preku jetën konkrete, sepse feja nuk është teori, por mënyrë e të jetuarit. Ai i ftoi kandidatët të jenë të mirë, të qëndrueshëm dhe të hapur ndaj Zotit në çdo rrethanë. Krezmimi u paraqit si një fillim i ri, jo si përfundim i një përgatitjeje.
Në këtë ditë, u pa edhe roli i rëndësishëm i Misionit për jetën shpirtërore të shqiptarëve në Zvicër, Don Marjan Demaj, me praninë dhe shërbimin e tij, e shoqëron bashkësinë në rrugën e fesë, misionari është ai që mbledh, udhëzon dhe ruan gjallërinë e jetës kishtare në diasporë.
Kremtimi në Turgau ishte i thjeshtë, i bukur dhe i mbushur me kuptim shpirtëror.
Kandidatët dolën nga kjo ditë me një thirrje të qartë: ta jetojnë fenë me guxim dhe me zemër të sinqertë