Më 31 maj, Misioni Katolik Shqiptar në Luzern jetoi një ditë të madhe feje dhe gëzimi, në kremtimin solemn iu dha sakramenti i Krezmimit të rinjëve që prej kohësh ishin përgatitur me lutje dhe katekizëm. Kremtues i Meshës ishte Don Shan Zefi, Vikar i Dioqezës, i cili udhëhoqi liturgjinë me përkushtim dhe afërsi baritore. Pranë tij ishte Don Anton Uka, misionar, që i ka shoqëruar të rinjtë gjatë gjithë rrugës së përgatitjes.
Krezmimi është sakramenti që plotëson hirin e Pagëzimit, dhe përmes lyerjes me krizëm dhe vënies së duarve, kandidatët morën në mënyrë të veçantë Shpirtin Shenjt me shtatë dhuratat e tij. Ky sakrament i bën ata dëshmitarë të vërtetë të Krishtit, të aftë ta rrëfejnë besimin me fjalë dhe me vepra. Krezmimi nuk është fund i një rruge, por fillim i ri. I krezmuari nuk mbetet thjesht dëgjues i Ungjillit, por bartës i tij në jetën e përditshme.
Për të rinjtë tanë që rriten në diasporë, ky sakrament merr një kuptim edhe më të thell, sepse i rrënjos në besimin e të parëve dhe i forcon për t'i qëndruar besnikë identitetit të tyre të krishterë dhe shqiptar, larg vendlindjes por afër Kishës. Bashkësia e Misionit Katolik Shqiptar në Luzern, lutet që dhuratat e Shpirtit Shenjt të japin fryt të madhë në jetën e secilit.