Më 23 prill 2026, në Budisalc u kremtua festa e Shën Gjergjit, martir pajtorit të famullisë, nën udhëheqjen e dom Alfred Sokolit, famullitarit të Zllakuqanit. Të pranishëm në festë ishin disa meshtarë, prej të cilëve dy prej ishfamullitarëve të kësaj famullie.
Shën Gjergji, i quajtur martir i madh (megalomartir), ishte i lindur në Kapadoki në vitin 280 pas Krishtit, e pas përjetimit të martirizimit të t’atit vet u shpërngul në Lydda në rajonin e Palestinës, 15 km në juglindje nga Tel-Avivi i sotëm, ku iu bashkangjit ushtrisë dë Dioklecianit. Arriti një status të mirë ushtarak, por në periudhën e përndjekjes së Dioklecianit 303 ps.Kr. dhuroi gjithçka pati dhe mori dekretin e perandorit e para syve të tij e shkeu duke dëshmuar besimin e tij në Jezu Krishtin. Torturat e shumta nuk mund e thyen besimin e martirit të madh, e si rrjedhojë ndodhën shumë mrekulli me ndërmjetësinë e tij sa që Diokleciani ia shkurtoi kryet. As dhjetë vjet pas Perandoria Romake, me 313 ps.Kr. shpallë lirinë fetare me Ediktin e Milanos.
Reliktet e tij gjenden të dukshme ende në kishën në nderë të tij në Lydda. dokumenti më i vjetër që kemi është epigrafi grek i vitit 368 i gjetur në Heraklea të Betanisë ku shkruhet për “shtëpinë ose kishën e shenjtërve dhe martirëve triumfues Gjergjit me shokë”. "Mundimi i “Shën Gjergjit” (Passio Georgii) u klasifikua midis veprave hagiografike nga Dekreti Gelasianum i vitit 496 dhe u mbajt si apokrif. Pati shumë redaktime të mëvonshme të Passio-s, të cilat ndikuan në legjendat e mëvonshme.