Qendra e jetës shpirtërore dhe komunitare
Famullia dhe rëndësia e saj brenda Dioqezës: Famullia është një bashkësi e caktuar besimtarësh që themelohet në mënyrë të qëndrueshme brenda një Kishe të veçantë, dhe kujdesi baritor i së cilës i besohet, nën autoritetin e Ipeshkvit dioqezan, një famullitari si bariu i saj i vetë vendosur. I takon vetëm Ipeshkvit dioqezan të ngrejë, të suprimojë ose të modifikojë famullitë. Ai të mos i ngrejë, të mos i suprimojë dhe të mos i modifikojë ato në mënyrë të rëndësishme pa dëgjuar këshillin presbiteral. Famullia e ngritur në mënyrë të ligjshme gëzon personalitet juridik në vetvete, sipas së drejtës. Kur rrethanat e kërkojnë, kujdesi baritor i një famullie, ose i disa famullive njëkohësisht, mund t’u besohet së bashku disa priftërinjve, me kusht që njëri prej tyre të jetë moderatori në ushtrimin e kujdesit baritor, domethënë ai që drejton veprimtarinë e përbashkët dhe që është përgjegjës për të para Ipeshkvit. Në rast se Ipeshkvi dioqezan, për shkak të mungesës së priftërinjve, ka gjykuar se duhet t’i besojë një diakoni, një personi që nuk ka karakterin meshtarak ose një komuniteti personash një pjesëmarrje në ushtrimin e kujdesit baritor të një famullie, ai të caktojë një prift i cili, me pushtetin e famullitarit, të jetë moderatori i kujdesit baritor. Si rregull i përgjithshëm, famullia të jetë territoriale, domethënë të përfshijë të gjithë besimtarët e një territori të caktuar. Megjithatë, kur është e përshtatshme, të ngrihen famulli personale, mbi bazën e ritit, të gjuhës, të kombësisë së besimtarëve që i përkasin një territori, ose edhe mbi bazën e motiveve të tjera të caktuara.


Dekani dhe Dekanati roli dhe rëndësia që bartë brenda Dioqezës bazuar në Drejtën Kanonike Kan: 553-555: Vicari foraneo, i quajtur edhe dekan i dekanatit apo me ndonjë emër tjetër, është prifti që drejton dekanatin. Përveç nëse e drejta e veçantë nuk përcakton ndryshe, dekani i dekanatit emërohet nga Ipeshkvi dioqezan, pasi të ketë dëgjuar, sipas gjykimit të tij të kujdesshëm, priftërinjtë që ushtrojnë shërbimin në vikariatin përkatës. Për detyrën e dekanit të dekanatit, që nuk lidhet me detyrën e famullitarit të një famullie të caktuar, Ipeshkvi të zgjedhë priftin që ai e ka gjykuar të përshtatshëm, pasi ka vlerësuar rrethanat e vendit dhe të kohës. Dekan i Dekanatit të emërohet për një kohë të caktuar, të përcaktuar nga e drejta e veçantë. Ipeshkvi dioqezan mund ta largojë lirisht, për arsye të drejtë, sipas vendimit të tij të kujdesshëm, Dekanin e Dekanatit.
Dekani i Dekanatit, përveç kompetencave që ia atribuon në mënyrë të ligjshme e drejta e veçantë, ka detyrimin dhe të drejtën:
Dekani i Dekanatit, përveç kompetencave që ia atribuon në mënyrë të ligjshme e drejta e veçantë, ka detyrimin dhe të drejtën:
Dekani i Dekanantit të kujdeset që famullitarët e dekanatit të tij, që ai i di se janë rëndë të sëmurë, të mos u mungojnë ndihmat shpirtërore dhe materiale, dhe që të kremtohen ngushëllime të denja për ata që vdesin të bëjë gjithashtu në mënyrë që gjatë sëmundjes së tyre ose pas vdekjes së tyre, të mos humbasin ose të mos merren librat, dokumentet, enët e shenjta dhe çdo gjë tjetër që i përket kishës. Dekani i Dekanantit është i detyruar të vizitojë famullitë e dekanatit të tij sipas asaj që do të ketë përcaktuar Ipeshkvi dioqezan.
Dekanatet në kuadër të dioqezës përfshijnë: