Shërbimi në famulli: Motrat Franceskane të Zojës së Papërlyer
Famullia e Bishtazhinit - në ate kohë famullia e Smaqit- u nda nga famullia e Gjakovës në vitin 1926.
Kisha famullitare ishte në Smaq. Pjesë e famullisë së Smaqit, më vonë edhe e famullisë së Bishtazhinit ishte edhe famullia e Pjetershanit se dhe fshati Berdosanë që më vonë i’u bashkangjit famullisë së Doblibares.
Famullitari i parë i famullisë së Smaqit ishte Don Luz Gashi. Pastij tij vazhdojnë Don Franë Knjazi, Don Matjan Gllasnoviq, Don Simon Gjokaj dhe Don Lukë Filiqi i cili shërbeu në famullinë e Smaqit nga viti 1934 deri në vitin 1962. Duhet cekur angazhimin e tij të madh rrethë të persekutuarve dhe të masakruarve të besimtarëve të famullisë gjatë sistemit komunistë në prill të vitit 1941. Don Luka imtësisht bëri shenimet e çdo besimtari të masakruar që tani i posedon Zyra famullitare e kësaj famullie. Në vitet e fundit zë jetës së tij, ipeshkvi Imzot Smiljan Çekada e dërgoi Don Milë Defarin për ndihmësmeshtar. Pasi që kisha e Smaqit ishte në gjendje të mjeriueshme, doemos u shtrua nevoja për ngritjen e një kishe të re. Pozita gjeografike e Bishtazhinit ishte si më e volitshme për tërë fshatrat që e përbënin këtë famulli. Ipeshkvi Çekada e vizitoj kishën në Smaq dhe truallin në Bishtazhin dhe së bashkut me Këshillin e kishës vendosën që kisha e re të ndërtohet në Bishtazhin dhe Bishtazhini të shpallet famulli. Imzot Smiljan Çekada famullinë e Bishtazhinit e sublimoi në vitin 1964. Ndërtimi i kishës së re në Bishtazhin filloi në vitin 1968. Fal angazhimit të Don Milë Defarit si dhe të të gjithë besimtatëve të famullisë së Bishtazhinit Kisha përfundon në vitin 1976.
Famullia e Bishtazhinit përfshin shtat fshatra. Numri i besimtarëve rezident aktualisht është 1315, ndërsa në emigracion jan rrethë 3500 besimtarë.
Famullitarët që kanë shërbyer në këtë famulli:
Don Milë Defari, Don Viktor Sopi, Don Rrok Gjonlleshaj, Don Marjan Demaj, Don Lush Sopi, fam. aktual.
Kanë shërbyer edhe shumë meshtar tjerë si ndihmës famullitar.
Motrat françeskane të Zojës së Papërlyer kanë ardhur në këtë famulli në vitin 1968.
Nga kjo famulli kanë dal tri thirrje meshtarake:
Don David Gjugja, shërben në Romë (Drejtor i Radio Vatikanit, seksioni në gjuhën shqipe).
Don Marjan Topalli, shërben në Dioqezën tonë Prizren-Prishtinë
Don Mëhill Gojani me prejardhje nga kjo famulli, me shërbim në Bjellovar.
Nga kjo famulli kanë dal edhe shumë thirrje rregulltare të të disa kongregatave.
Kjo famulli ka qenë dhe ende është mjaftë aktive në jetën pastorale, fetaro-kulturore.