Shërbimi në famulli: Motrat Vinçenciane
Famullia e Gllogjanit
Famullia e Gllogjanit deri në vitin 1921 ishte filiale e famullisë së Pejës. Historia e e kësaj famullie
është e lashtë aq sa janë banoret e pare të këtyre fshatrave. Me dekretin e dates 18.10.1921 të
Arqipeshkvit Imzot Lazër Mjeda, famullia e Gllogjanit dhe Zllakuqanit ndahen juridkisht nga famulia e
Pejës.
Natyrisht, se fillimi është çdo here I veshtirë, por dashuria ndaj Kishës I ka tejkalua të gjitha
pengesat e mundshme, duke u rritur dhe ushyer çdo ditë me fjalën e Zotit dhe me sakramente. Famullia
për çdo decade u përfurcua edhe nga numri I besimtarëve që rritej vazhdimisht. Famullia e Gllogjanit
dekad pas dekade filloji të organizoj jetën shpirtërore dhe kulturore.
Vlen të theksojmë se një nga meshtarët e parë të cilët kanë kanë shërbyer në famullinë e
Gllogjanit ishte edhe i Lumi Patër Luigj Pali 1913 (i vrarë nga malazezët po në këtë vit).