Shërbimi në famulli: Motrat Vinçenciane
Famullia Pejës
Famullia e Shën Katarinës së Aleksandrisë Virgjër dhe Martire, përmendet që nga shekujt e lashtë nga shumë autor, studiues, historian dhe arkeolog të ndryshëm, ndërsa Koncili i Arbërit, i mbajtur ne vitin 1703 në Merqi të Leszhës, përmend Pejën në shtatë kishat e saja.
Supozohet se kisha para kësaj, ishte në lagjen Jarina në Pejës, por nuk kemi të dhëna të spostimit ku tani gjindet. Disa thonë se kisha është ndërtuar mbi gërmadhat e kishe të vjetër të vitit 1722. Kisha u ndërtua në vitin 1928 nga famullitari Patër Lorenc Mazreku, i cili u vra nga komunistët në vitin 1943, në Rastavicë të Deçanit. Me këtë rast u vra edhe Prekë Mirdita, një besimtar nga Dollci i Klinës, i cili doli në mbrojtje fratit. Motivi kryesore e kushtimit të kishës Shën Katarinës nga Aleksandrija, ishte besimi i saj i palëkundur dhe dëshmia e saj me martirizim për dashuri ndaj Krishtin edhe pse në një moshë të re.
Sot në kuadër të kësaj famullia banë pjesë edhe Kisha e ndërtuar në Kuqishtë të Rugovës, e cila u bekua me 06 gusht 2005 nga ipeshkvi Imzot Mark Sopi. Kjo kishë u ndërtua me kërkesë të popullatës së trevës së Rugovës, në vendin, ku sipas disa dokumenteve dhe gojëdhënave kishte qenë edhe më parë. Kisha është kushtuar Shndërrimit të Krishtit, që festohet çdo vit me 06 gusht.
Në këtë famulli kanë vepruar meshtar që kanë lënë gjurmë në historinë jo vetëm të kishës por edhe të kombit dhe vendit tonë, si: P. Luigj Palaj, P. Lorenc Mazreku, P. Shtjefen Gjeçovi, P. Bernard Llupi, P. Gjon Blushaj, Don Fabijan Ciril, Don Marjan Glasnoviq, Don Rrok Matej, Don Gjergj Gjergji, Don Franë Sopi etj
Në famulli, nga viti 195? veprojnë Motrat: Bijat e Dashurisë së Krishterë (Motrat Vinçenviane), dhe viti 1987 Motrat e Shën Nënë Terezës nga Kalkuta. Nga viti 2021, pas rregullit të shtëpisë së famullisë, dhe përshtatjes për nevojave të dedikuara, famullia ka filluar të mirëpresë meshtarët e moshuar apo të sëmurë nën përkujdesje.
Aktualisht famullitar është Don Lenc Sopi