Bashkesit e motrave: Motrat Franceskane të Zojës së Papërlyer
Famullia e “Shën Gjergjit, martir” përfshin katundin e Budisalcit, Jagodës, Krushevës së madhe, Nagllavkës, Stupës, Paskalicës e Videjës. Kjo famulli ka edhe katër kapela vorresh: Kapela e Shën Jozefit në Budisalc, Kapela e Zojës në Nagllavkë, Kapela e Shën Gjonit në Krushevë të madhe dhe Kapela e Shën Markut në Jagodë. Duke parë nevojën për një kishë në vend, atëherë dom Mark Sopi vendosi ndërtimin e një Kishe me qendër në Budisalc në vitet 1980a. Deri atëherë e gjithë kjo zonë shërbeheshin nga famullia e “Shën Gjonit” në Zllakuqan. Kjo fillimisht pati shumë kundërshtime nga serbët dhe shqiptarët komunist, ngaqë Budisalci ishte një qendër e fortë komuniste. Atëbotë dom e më vonë
Imzot Mark Sopi, famullitarë i Zllakuqanit, e mori tokën dhuratë prej disa besimtarëve dhe me shkathtësi e filloi ta ndërtoi si një lokal në emrin vëllait vet Ndue Nuiqit e po ashtu qela e priftit për t’i ikur vrojtimeve serbe. Mezi u ndërtua, sepse shqiptarët komunist kishin dyshimet se çka lyp të ndërtojë një i jashtëm lokal n’katundin e tyre. Madje kishte fjalë që po ndërtohej “kafe”, që nuk ishte e pëlqyer në katund.
U ndërtua, pra, kisha e parë e vogël, që më shumë dukej shtëpi se kishë. Kështu u thenelua në vitin 1986 famullia për pajtor të së cilës u zgjodh Shën Gjergji, martir. Famullitari i parë u bë dom Pashk Dani, që deri atëherë ishte zëvendës në Zllakuqan dhe shkonte e vinte për shërbim në famulli. Në atë vend ku ishte Kisha e parë tani gjendet një trupore e Zojës në shenjë përkujtimi. Kisha e re që gjendet sot filloi ndërtimin në vitin 2003, nën mbikëqyrjen e dom Aleksandër Kolës.
Kisha e dytë u ndërtua nga një shoqatë bamirëse në vite 1990 në Jagodë, fillimisht si qendër si qendër baritore dhe më vonë në vitin rreth vitit 2016 iu ndërtua kumbonarja.
Famullitarët me radhë, që nga themelimi i saj, ishin:
Dom Mark Sopi, në Zllakuqan që ka përfshi krejt lugun e drinit, edhe Budisalcin.
Dom Pashk Dani 1986 – 1998
Dom Marajn Demaj 1998 – 1999
Dom Aleksander Kola 1999 – 2007
Dom Albert Krista 2007 – 2010
Dom Robert Jakaj 2010 – 2012
Dom Marjan D. Ukaj 2012 – 2017
Dom Ndue Ballabani 2017 – 2024
Dom Kolë Dedaj 2024 – ...