Lajme

Akreditimi për Media

Të nderuara media,

më 5 shtator 2017, në orën 11:00, do të bëhet shugurimi i Shenjtërores  Shën Nëna Tereze në Prishtinë, e cila përbën  edhe një ngjarje mediatike vendore dhe ndërkombëtare.

Që puna e Medias, e shkruara dhe vizuale,  të jetë e organizuar mirë, Komisioni për Media i krijuar enkas për këtë ngjarje, ka vendosur që masmediat, që duan të përcjellin eventin e shugurimit të Katedrales, të bëjnë akreditimin pranë këtij Komisioni.

Çfarë kërkohet për akreditim?

1. Madia e interesuar duhet të lajmërohet në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales Shën Nënë Tereza, Blvd. Bill Clinton, p.n., Prishtinë, ku ka Zyrën Komisioni për Media.

2. Media e interesuar duhet të paraqet personelin e saj, i cili të do të përcjellë shugurimin: gazetarë, kameramanë dhe punëtorë tjerë të ekipit (emër e mbiemër dhe ID).

3. Secili person duhet të paraqet dokumentin identifikues  nga media që e përfaqëson (bexhi zyrtar), i cili do të regjistrohet te Komisioni për Media dhe i njëjti do të licencohet për hyrje në Shenjtërore.

Si bëhet akreditimi? Nëpërmes postës elektronike ose telefonit. Personat kontaktues: Don Lush Gjergji dr.dlgj@hotmail.com, Tel. 038 220 462 , 044 127 020 Don Shtjefën Dodesshtjefendodes@hotmail.com, Tel. 049 62 9070

Afati për akreditim Afati për akreditim është deri të hënën në mesditë, 4 shtator 2017, ora 12:00.

Orari i hyrjes në Shenjtërore Hyrja në Shenjtërore për Media në ditën e shugurimit fillon në ora 09:00 deri në ora 10: 15.

Për çdo informacion shtesë, na kontaktoni në E-mail apo tel. të shënuar më lartë.

Këshilli për Media